Pamjet e shumta të publikuara në internet tregojnë momentet kur njerëz të shumtë hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve të mëdha që përfshinë një qendër tregtare në Rusi. Bilanci është tragjik, 64 të vdekur e 47 të plagosur.
Flakët ranë mbrëmjen e të dielës dhe përfshinë fillimisht një kënd lojërash për fëmijë në katin e tretë të qendrës tregtare në qytetin siberian të Kemerovos. Dëshmitarët thanë se flakët u shkaktuan nga një fëmijë që luante me çakmak.
Të tjerë hodhën dyshime se shkak ishte një shkëndijë elektrike. Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën. Një pjesë e kateve të sipërme u shkatërruan krejtësisht, ndërsa njerëzit vraponin për të dalë jashtë ndërtesës.
Mediat ruse shkruajnë se një klasë e tërë nxënësish të një shkolle fillore është shuar. 8 fëmijë të një shkolle të qytetit të shoqëruar nga mësuesi i tyre kishin shkuar për të vizituar një shfaqje me kartona në këtë qendër.
Tv Klan