Mbajtësja e armëve të grupit të xhirimit të filmit “Rust”, Hannah Gutierrez-Reed, e cila i dha pistoletën aktorit Alec Balwin, me të cilën u vra kineastja Hutchins, është dënuar me 18 muaj burg. 26-vjeçarja u shpall fajtore dhe ndaj saj rëndon akuza e “vrasjes së pavullnetshme”.

Ndërkohë, e reja u shpall e pafajshme për një akuzë të dytë, ngatërrim të provave për vrasjen e kineastes në vitin 2021 gjatë xhirimeve të “Rust”.

Prokurorët thanë se Gutierrez-Reed kishte dështuar të siguronte që arma të ishte e mbushur vetëm me plumba të rremë që përdoreshin për t’u dukur si të vërtetë. Prokurorët thanë se një nga ata plumba ishte në armën e zjarrit që u përdor nga Baldwin.

“Ky rast ka të bëjë me dështime të vazhdueshme dhe të pafundme të sigurisë që rezultuan në vdekjen e një qenieje njerëzore,” tha prokurorja Morrissey gjatë fjalës së saj në gjyq.

Aktori 65-vjeçar, Baldwin po përballet gjithashtu me një gjyq për vrasje, por ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se është i pafajshëm. Kujtojmë se 42-vjeçarja, Hutchins u vra me armën që Balwin përdori gjatë xhirimeve të një skene të filmit. Ndërkohë, prindërit e Hutchins dhe motra e saj thanë se ishin të kënaqur me vendimin.

“Ne presim që sistemi i drejtësisë të vazhdojë dhe që të gjithë të tjerët që janë përgjegjës për vdekjen e Halynës duhet të përballen me pasojat ligjore për veprimet e tyre”, thanë familjarët e kineastes.

Vitin e kaluar, ekipi i filmit përfunduan xhirimet në nderim të Hutchins, ku bashkëshorti i saj shërbente si producent ekzekutiv./tvklan.al