Një djalë 1-vjeçar nga Kanadaja është qëlluar për vdekje gjatë një incidenti që ndodhi mes policëve dhe babait të tij. Hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar nëse policia e ka vrarë djalin.
Ditën e enjte oficerët në komunitetin e Liqeneve Kawartha në Ontario u njoftuan se një familje kishte mosmarrëveshje. Babai dëshironte të rrëmbente djalin e tij me një armë zjarri në dorë. Një komshi është shprehur për mediat e huaja se një grua, djali i saj dhe një terapisti trokitën në derën e tij, duke kërkuar strehim.
Policia shumë shpejti gjeti automjetin e babait gjatë një rruge rurale të vendit. Pasi policia u përpoq ta ndalonte atë, kamioni u përplas me një makinë policie dhe një automjet tjetër. Një oficer u godit nga kamioni dhe u plagos.
Tre oficerë më pas qëlluan me armët e tyre drejt automjetit, sipas Njësisë Speciale të Hetimeve. Djali 1 vjeç ndodhej në sediljen e pasme dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri.
Babai 33-vjeçar u godit nga të shtënat me armë të policisë dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Oficeri i cili u godit nga kamioni po shërohet në një spital të Torontos. /tvklan.al