Mario Mitaj ndryshoi skuadër, duke u larguar nga rusët e Lokomotiva Moskë, për të kaluar në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Ittihad.
Transferimi u kompletua gjatë kohës, që mbrojtësi i majtë ishte i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare.
Megjithatë, pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Mitaj ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite, për të nisur aventurën e re tek Al Ittihad.




Sapo mbërriti në zyrat e klubit, Mitaj u prit me buqetë lulesh dhe me shallin e skuadrës së re.
Shqiptari kaloi tek Al Ittihad, në formën e huazimt për një sezon, me të drejtë blerje. Mitaj do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon. /tvklan.al