Një trajtim i mundshëm për të rigjeneruar mëlçinë e dëmtuar mund të zvogëlojë nevojën për transplante, thonë shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut.
Mëlçia ka një aftësi të pabesueshme natyrale për të riparuar vetveten, por kjo aftësi mund të humbasë në disa raste, si për shembull nga mbidoza të drogës. Terapia është një medikament kundër kancerit që rikthen këtë potencial rigjenerues.
Puna është një një fazë shumë të hershme, por ekipi thotë se alternativat për transplantin do të kishin një ndikim të madh te pacientët. Rreth 200 njerëz në Britani të Madhe përballen me dështimin e papritur të mëlçisë për çdo vit.
Studentja e infermierisë Kara Watt 21 vjeç, kishte nevojë për transplant të mëlçisë dy vjet më parë. Ajo ishtë e vendosur në një qendër shëndetësore, kur filloi të ndihet keq dhe të zverdhej në fytyrë. Ekzaminimet identifikuan një problem me funksionin e saj të mëlçisë i cili vazhdoi të përkeqësohej.
Ajo përfundoi në kujdesin intensiv në Edinburg dhe iu tha se kishte nevojë për një mëlçi të re. Shkencëtarët besojnë se puna e tyre do ta ndihmojë Karën dhe njerëzit e tjerë përfundimisht. Ekipi filloi duke shqyrtuar mëlçitë e njerëzve për të parë pse ata humbasin aftësinë e tyre për rigjenerim.
Ata gjetën lëndime të rënda që kishin shkaktuar një proces i cili përkeqësonte gjendjen e mëlçisë. Studimi, i botuar në
Science Translational Medicine
, gjeti gjithashtu një sinjal kimik që dukej se ishte përgjegjës.
Shkencëtarët pastaj morën minjtë dhe zhvilluan një terapi eksperimentale të kancerit që mund të bllokonte këtë sinjal kimik. Kafshëve u është dhënë një mbidozë droge që normalisht do të çonte në dështim të mëlçisë dhe ngordhjes, por me anë të këtij trajtimi ata mbijetuan.
Studiuesit planifikojnë të testojnë shpejt drogën tek pacientët me shpresën se mund të zvogëlojë nevojën për transplantet e mëlçisë./tvklan.al