Kreativitetin e saj është duke e përdorur prej një kohë të gjatë për punë të ndryshme me qëndisje.
Bëhet fjalë për këtë artiste të re në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe e cila ka zgjedhur që këtë pasion ta ndaje edhe me vajza si ajo.
22-vjeçarja ka vendosur të japë mësime për qëndisje me qëllim ndërgjegjësimin për trashëgiminë dhe historinë palestineze.
Deema Aweidah, ende nuk e ka vizituar Palestinën, por nuk e pengon të ruajë lidhjet me vendin e saj.
“Është e rëndësishme t’u mësojmë atyre se çfarë është arti i qëndisjes dhe pse ka një rëndësi kulturore dhe historike për ne, palestinezët. Kështu kuptova që brenda punëtorive të mia, kam fituar më shumë, një grup të larmishëm që nga hera e fundit, me njerëz që duan të dinë pse qëndisja është kaq e rëndësishme dhe si ta mësojnë këtë zanat, nëse janë të interesuar për një këndvështrim artistik apo nëse ata duan të dinë konkretisht qëndisjen palestineze.”
Arti i qëndisjes palestineze është një praktikë e lashtë 3000-vjeçare .
Ishte dhe është ende një aktivitet i preferuar nga gjinia femërore ku gratë shpesh herë mblidheshin për të qepur, por edhe për të ndarë histori të ndryshme. Arti i qëndisjes konsiderohet nga palestinezët, si një simbol i rëndësishëm i kulturës dhe identitetit të tyre.
I njohur për modelet e tij komplekse dhe ngjyrat e gjalla, çdo dizajn ka historinë e tij. Shatha Hamaëi, pjesë e këtij grupi u zhvendos në Dubai dhjetë ditë më parë nga Sydney. Ajo tani gjen paqe dhe lumturi në këtë grup të vogël që është krijuar.
“Është e rëndësishme sepse ne po përpiqemi të mbrojmë trashëgiminë tonë palestineze, historinë palestineze, dhe siç e dini, nuk është vetëm diçka që na pëlqen, por ka edhe shumë simbole të natyrës dhe të kafshëve që ndodhen në Palestinë.”
Në një kohë kur lufta e Gazës po vijon, ruajtja e artit të qëndisjes merr një tjetër kuptim.
“Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të marrin pjesë në këto mësime sepse është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar rreth kulturës palestineze, historisë palestineze dhe gjithashtu me gjithçka që po ndodh në rajon, mendoj se është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin.”
Kjo punishte e vogël në Emiratet e Bashkuara Arabe ka krijuar një komunitet të përqëndruar në tregimet dhe historitë individuale të anëtarëve të saj.
Një pjesëmarrëse, një grua palestineze, familja e së cilës ka kërkuar strehim në Liban që nga viti 1948, ndjek mësimet e qëndisjes së bashku me vajzën e saj.
Aweidah e mësoi artin e qëndisjes nga nëna e saj. Frymëzimi për të ruajtur këtë traditë vjen nga tezja e nënës së saj, e cila i kushtoi kohën e saj për t’u mësuar vajzave jetime zanatin, duke krijuar një punëtori ku ato mund të krijonin qëndisje të shumta dhe t’i shisnin ato në mënyrë që të siguronin jetesën.
“Ajo që më pëlqen është se sapo e marrin këtë pjesë në shtëpi, është sikur po marrin me vete një pjesë të Palestinës dhe është një fillim i shkëlqyeshëm i bisedës kur njerëzit vizitojnë shtëpitë e tyre. Ata pyesin se për çfarë bëhet fjalë, dhe ata mësojnë për artin e qëndisjes dhe për Palestinën sepse arti i qëndisjes është Palestina, është një pjesë e jona, është një pjesë e imja. Çdo punim tregon një histori.”
Arti i qëndisjes shpesh përcillet nëpër breza, duke shërbyer si një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë palestineze. Kjo formë e qëndisjes jo vetëm që shfaq aftësitë artistike, por gjithashtu mishëron historitë, traditat dhe identitetin kulturor të grave palestineze.
“Kur ne e mësojmë këtë formë arti si palestineze tek të tjerët, se ne po ndajmë të gjitha mënyrat e ndryshme si gratë dhe vajzat palestineze treguan historinë dhe ruajtën identitetin. Brezi i ardhshëm mund të bëjnë të njëjtën gjë për veten e tyre, që të mos mbeten duke përsëritur të njëjtat modele përsëri dhe përsëri dhe nga njëqind vjet më parë, këto vajza gjithashtu kanë aftësi krijuese për të shpikur modele që pasqyrojnë përvojën e tyre në mërgim dhe në diasporë.”
Kjo punishte e vogël u themelua në vitin 2020 nga Aweideh, duke u fokusuar në qëndisjet palestineze. Ajo krijonte simbole dhe dizajne tradicionale dhe ua shiste klientëve.
E reja zbuloi se shumë nga klientët e saj të ndryshëm, me prejardhje arabe, donin të mësonin zanatin, por nuk patën kurrë mundësinë ta mësojnë atë nga nënat apo gjyshet e tyre dhe tashmë është e lumtur që punishtes së saj të vogël po i shtohen dita ditës anëtare të reja.
Klan News