Si ka ndryshuar koncepti i së bukurës ndër vite? Kjo ishte tema që u shtrua për diskutim mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Paneli i të ftuarve analizoi se si ka ndryshuar koncepti i femrave të bukura me kalimin e viteve dhe cilat janë shkaqet që kanë ndikuar.

Gazetari Flavio Qarri u shpreh se bukuria është relative, edhe pse “çfarë është e bukur, është e bukur” për të gjithë. Ndërkohë ai tha se ky ndryshim në masë për femrat e bukura dhe tiparet që ato duhet të plotësojnë,është kthyer si një “lloj prostitucionalizimi i të bukurës dhe femrës”.

Blendi Fevziu: Si i ke raportet me bukurinë? Mos merr frymë thellë, mos psherëti, thuaje direkt…

Flavio Qarri: Vdekje, vdekje… Bukuria është tek sytë e atij që e gjykon, që e vlerëson.

Blendi Fevziu: Secili ka një sens personal…

Flavio Qarri: Megjithatë çfarëa është e bukur, është e bukur, është mëkat t’i hysh diskutimit. Megjithëse unë do thoja që trendi aktual është një lloj prostitucionalizimi i të bukurës dhe i femrës, një tepri edhe tek format e saj që janë më të pëlqyera të momentit edhe tek veshjet e saj…

Blendi Fevziu: Sepse është ndikimi i rrjeteve sociale që tha Roshi, i cili të çon drejt këtij trendi… /tvklan.al