Në një koment të postuar në “Twitter,” Presidenti Donald Tump duket se di diçka për sulmin në Parsons Green, të cilën policia nuk e ka publikuar akoma.
Ai ka shkruar se terroristët kanë qenë para syve të policisë, duke hedhur idenë se personi që ka planifikuar sulmin ka qenë i njohur prej forcave të sigurisë.
“Një sulm tjetër në Londër prej një terroristi humbës. Këta janë të sëmurë dhe të çmendur dhe ishin para syve të Scotland Yard. Duhet të jemi proaktivë”
shkroi Trump.
Dëshmitarët i përshkruan skenat e terrorit dhe panikut sikur shpërthimi solli një “mur prej flake” në Parsons Green, në Londrën Perëndimore.
Trump gjithashtu shtoi se
“terroristët duhet të trajtohen në një mënyrë më të fortë. Interneti është mjeti kryesor i rekrutimit të tyre, gjë që ne duhet ta ndërpresim dhe përdorim më mirë”.
Nga shpërthimi në Parsons Green mbetën të plagosur të paktën 18 persona./tvklan.al