Donald Trump zbulon se para bisedës telefonike të parashikuar për këtë të martë me Vladimir Putinin, se për shumë detaje të marrëveshjes përfudimtare për paqen në Ukrainë është rënë dakord. Mbeten megjithatë disa gjëra për t’u diskutuar, siç shkroi ai në rrjetin personal social Truth, ku përsërit edhe një herë thirrjen për fundin e kësaj lufte që po u merr jetën 2500 ushtarëve çdo javë, nga të dyja palët.
Presidenti ameriakn nuk dha detaje se për çfarë ka rënë dakord me homologun rus. Zëdhënësja e tij e shtypit u tha se ndër të tjera do të diskutohet për një cenral energjie në kufirin Ukrainë – Rusi, pa e specifikuar. Në media hidhen dyshime se bëhet fjalë për centralin bërthamor të Zaporizhias, më i madhi në Europë që është marrë nën kontroll nga rusët.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se kjo bisedë do të testojë se sa i aftë është Tramp në arritjen e marrëveshjeve të mëdha.Megjithatë, zyrtarët e Kievit dhe ukrainasit janë skeptikë se Putin synon paqen dhe se ajo do të vijë pa kosto në kurriz të Ukrainës.
Tv Klan