Nëse humb përballjen presidenciale të 5 Nëntorit, Donald Trump thotë se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish në 2028-ën.
Duke folur në një intervistë televizive, kandidati republikan tha se shpresonte të kishte sukses në presidencialet e këtij viti.
Sipas BBC, duket se ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë ka rënë në pesimizëm, pasi kjo është hera e dytë në ditët e fundit, që ai përmend mundësinë e humbjes përballë rivales demokrate Kamala Harris, teksa më parë ka folur vetëm për fitore.
Në një takim me pjesëtarët e komunitetit hebre javën e kaluar, Trump i paralajmëroi se nëse humbte zgjedhjet, Izraeli do të rreshte së ekzistuari.
“Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje dhe hebrenjtë do të kenë përgjegjësi nëse kjo ndodh pasi vetëm 40% e tyre më mbështesin mua, besoj se Izraeli do të reshtë së ekzistuari brenda 2 viteve”, tha Trump.
Donald Trump refuzoi edhe ftesën e CNN për një debat të dytë me Harrisin. Sondazhet tregojnë se Harris ka epërsi në këtë moment ndaj Trumpit.
Tv Klan