Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka zgjedhur “Kash” Patel si drejtor të FBI-së. Patel, i njohur për besnikërinë e tij të palëkundur ndaj Trump, shërbeu në role kyçe gjatë administratës së parë të presidentit , duke përfshirë mbikëqyrjen e divizionit kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe më vonë shërbyeu si shef i shtabit në Departamentin e Mbrojtjes.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social Trump u shpreh se nën drejtimin e Patel FBI do t’i jepte fund epidemisë në rritje të krimit në Amerikë dhe do të çmontonte bandat kriminale të migrantëve.

Para roleve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Patel punoi në Komitetin e Inteligjencës në Kongres, ku luajti një rol të rëndësishëm në hetimet ndaj ndërhyrjeve të Moskës në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Emërimi i tij do të nënkuptonte zëvendësimin e drejtorit aktual të agjencisë Christopher Ëray. FBI nën drejtimin e Ëray hetoi Trump duke shkaktuar zemërim tek ai.

Në vitin 2022 FBI kontrolloi shtëpinë e tij në Florida  për dokumente sekrete të ruajtura ilegalisht.

Trump ka ironizuar prej kohësh hetimet e FBI-së, duke përfshirë hetimet ndaj qindra mbështetësve të tij që sulmuan ndërtesën e Kapitolit në SHBA më 6 Janar 2021.

Klan News