Sipas një studimi, ky mekanizëm bllokon inflamacionin e zorrës të shkojë drejt sistemit nervor
Trupi aktivizon një mekanizëm mbrojtës për trurin nëse intestini inflamohet.
Sipas një kërkimi të publikuar në revistën Science, eksiston një lidhje mes shëndetit të zorrës dhe atij të trurit tonë, dhe mekanizmi aktivizohet në prani të sëmundjeve intentinale, për të bllokuar që inflamacioni të përhapet në sistemin nervor qendror.
Sipas kërkuesve, duket madje se i njëjti mekanizëm është përgjegjës edhe për manifestim të depresionit dhe ankthit, që shpesh në fakt jkanë të lidhura me patologji inflamatore kronike.
Nga studimi është dokumentuar që në prani të molekulave inflamatore, eksiston një filtër që aktivizohet për mbrotjen e trurit. Këto molekula që në gjendje normale nuk ekzistojnë, penetrojnë në enët e gjakur në gjendjen e alarmit.
Studimi në fjalë ka rikonfirmuar se komunikimi korrekt midis zorrës dhe trurit është mjaft delikat dhe mjaft i rëndësishëm për shëndetin tonë. në eksperimentet mbi kafshët është vërtetuar se kur ky komunikim është i bllokuar, atëherë shfaqen ankthi dhe probleme me kujtesën.
Klan News