Festimet e Vitit të Ri në qytetin e Edinburgut ku mblidhen mijëra njerëz për të shijuar atmosferën festive, janë anuluar për shkak të motit të keq.

Turistët pranë kështjellës së Edinburgut shprehën zhgënjimin e tyre për këtë vendim të autoriteve britanike.

“Jemi shumë të mërzitur. Natyrisht e kuptojmë se siguria është padyshim gjëja më e rëndësishme. Moti eshte ekstrem. Por ne po i prisnim me padurim festimet. Megjithatë, kjo është një arsye për t’u rikthyer një herë tjetër.”

Ky vendim i autoriteteve amerikane vjen pasi pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar pritet të preket nga moti i keq për javën e ardhshme, me shira të dendur dhe erëra të forta që do të përfshijnë pjesë të Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Anglisë veriore.

Kjo është hera e pestë që festimet janë anuluar, përfshirë dy vitet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Klan News