Sektori i turizmit në Spanjë është nën presion për shkak të thatësirave të madha. Andaluzia në jug, por ishujt Balearik dhe ato Kanarie të cilat janë destinacione ku turizmi lulëzon po vuajnë nga mungesa e ujit. Kritikat ndaj turizmit masiv po shtohen gjithnjë e më shumë, sepse turistët konsumojnë shumë ujë.
“Nëse qytetarët kanë kufizime për konsumin e ujit, kjo duhet të vlejë edhe për turistët”, thotë Julio Barea, gjeolog dhe ekspert i burimeve ujore pranë organizatës “Greenpeace”.
Edhe në Katalonjë kohët e fundit ka qenë e ndaluar të mbushen pishinat në zonat shumë të prekura nga thatësira. Shumë hotele në Spanjë kanë hequr vaskat, sepse dushi konsumon më pak ujë. Në shumë raste ka stimuj për pushuesit, që të heqin dorë nga ndërrimi i përditshëm i peshqirëve dhe çarçafëve shkruan DW.
Rëndësia e madhe që ka turizmi në Spanjë, është ndoshta arsyeja pse politikanët e kanë të vështirë të vendosin masa të mëtejshme shtrënguese në këtë sektor.
12% të prodhimit të brendshëm bruto të Spanjës gjenerohet nga turizmi. Më shumë se 85 milionë pushues të huaj erdhën në Spanjë në vitin 2023 duke e pozicionuar Spanjën në vendin e dytë ndër destinacionet më të njohura të udhëtimit në botë, pas Francës.
Klan News