Largimi i dy aktoreve të njohura nga “Klanifornia” bëri bujë të madhe në media, por Turjan Hysko sqaron në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se fundi ka ardhur pas një bashkëpunimi të frytshëm e korrekt. Duke iu uruar vajzave suksese, ai u shpreh se largimet tashmë për të janë kthyer në diçka normale, por vetëm një prej tyre e ka përjetuar keq.

Aldo: Pyetje: Kush ka ikur?

Turjan Hysko: Ka ikur Delinda dhe Eliona.

Aldo: Ka dalë titulli ‘braktis’?

Turjan Hysko: Kanë dalë e kanë shkuar në televizion tjetër.

Aldo: “Ja pse braktisa?”

Turjan Hysko: Jo, nuk besoj që vajzat… vajzat  kanë filluar punën në një televizion tjetër, unë iu uroj shumë suksese. Me Delindën kemi pasur një bashkëpunim mos gaboj, 4-vjeçar. Ka qenë një bashkëpunim shumë i frytshëm në gjykimin tim. Mendoj që është një nga aktoret më të mira që unë kam pasur, mendoj që është e talentuar. Eliona ka pasur shumë më shumë vite, që nga “Apartamenti 2xl” dhe si me thënë, ka qenë e familjes, por kur ka ikur Cristiano Ronaldo nga Reali, gjithçka ndodh. Në fillim i përjetoja largimet, sidomos të Gentit te “Agon Channel” e kam përjetuar goxha.

Aldo: Tani lëkura shollë?

Turjan Hysko: Lëkura shollë dhe realisht mendoj se ne jemi pak sanguinë kur ndodh diçka, duhen marrë më qetë kur ndodhin largimet, secili ka idetë e veta për atë që do të bëjë në jetë. Mendoj që për aq kohë sa kemi bashkëpunuar kemi qenë korrektë dhe e kemi bërë punën mirë. Kështu që të dyja gocave i uroj suksese në eksperiencat e tyre.

Aldo: Kemi ikje pra pa inat?

Turjan Hysko: Të thashë, i vetmi që kam dashur shumë ka qenë Gent Zeneli./tvklan.al