Sezoni i ri në Tv Klan është gjithnjë i mbushur me risi, dinamizëm dhe energji të reja. “Klanifornia”, programi i suksesshëm i humorit, i cili fillon të shtunën mbrëma, ka në plan të surprizojë shikuesit. Për të zbuluar se çfarë na pret në puntatën e parë të sezonit, Turjan Hysko dhe regjisori Altin Ago rrëfejnë gjithçka për “Aldo Morning Show”.

Aldo: Çfarë do presim nga “Klanifornia” në këtë sezon jo-covidian por pa drita, me kursim dritash?

Turjan Hysko: Ne kemi panelet diellore te Klani kështu që nuk do na ikin dritat.

Altin Ago: Do jemi plot risi, do jemi njësoj si vitin e kaluar. Përtej shakave, “Klanifornia” do ketë risi në humor spese do ndërthurim skeçe në terren siç e kemi bërë, do ta mbajmë prapë si vijë logjike skeçin e terrenit se është pëlqyer shumë dhe do i alternojmë me skeçet e studios. Kjo na bën pak më të veçantë në tregun e humorit.

Turjan Hysko: Këto që tha Altini vlejnë, por gjithsesi do kemi aktorë të rinj.

Aldo: Vërtet?

Turjan Hysko: Po, do kemi aktorë të rinj. Më ka rezultuar që sigurisht është gjëja më e thjeshtë në botë që të marrësh një personazh shumë të suksesshëm dhe ta përfshish brenda skuadrës tënde. Eshtë më e thjeshtë sepse ai vjen me një background dhe ka fansat e vet, por realisht tani e tutje do mundohem shumë, sigurisht që janë dy-tre koka që do doja t’i kisha nga emisionet konkurrente, por mendoj që do fokusohemi te të rinjtë.

Aldo: Hajde hedhim dorashkën. Kë do doje ti?

Turjan Hysko: Nga të famshmit, unë mendoj që Flor Binaj është një aktor shumë i mirë. Gaz Paja është një aktor shumë i mirë që nuk do i thosha jo nëse do e kisha në skuadrën time.

Aldo: Dorashka u hodh.

Turjan Hysko: Ka dhe të tjerë. Për shembull, Vis Pupa, ai nuk është këtu fare, e kam kontaktuar, mendoj që është një prej aktorëve më të mirë shqiptarë. Ermali ngelet dashuri e vjetër. Këtë sezon Gent Zenelajn do e kemi stabël, çdo javë, është një aktor që e dua dhe e vlerësoj shumë./tvklan.al