Një 44-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur me armë zjarri automatik në automjetin e tij, në lagjen “Bashkimi”.

Sipas asaj që njofton Policia arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar“Strike 23”. Bëhet e ditur se në pranga ka rënë 44-vjeçari me iniciale H.H, banues në Vlorë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al