Një çift turistësh italianë është grabitur në zonë e Lungomares. Siç bën me dije policia, një person ka thyer xhamin e automjetit të tyre dhe u ka vjedhur sendet personale.
Mësohet se personat e dyshuar janë shoqëruar në komisariat.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas, ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian. Menjëherë është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./tvklan.al