Sokol Cikalleshi mbylli aventurën e tij me Konyaspor në Turqi dhe do të vazhdojë karrierën në Iran.
Mediat pranë klubit turk, bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar do të transferohet te skuadra e Traktor.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Klubi i Konyaspor njoftoi këtë të premte largimin e Cikalleshit, pa zbuluar ekipin e tij të ri.
34-vjeçari do të transferohet te Traktor si lojtar i lirë dhe falas, pasi mbylli kontratën me konsensus me klubin turk.
Me fanellën e Konyaspor, Cikalleshi luajti 111 ndeshje, ndërsa shënoi 30 gola dhe dhuroi 11 asistime. /tvklan.al