Një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ka kërkuar që të surprizojë bashkëshorten e tij për 17-vjetorin e martesës. Ylberi tregon se ai dhe Mariana janë njohur me mblesëri e janë martuar në të njëjtën ditë. Ai shprehet se është diçka e rrallë që të bëjë surpriza, ndaj Mariana s’e pret aspak tufën e luleve që i ka dërguar.
Aldo: Marianën ku e ke njohur?
Ylber: Marianën e kam njohur para 17 vitesh, ka qenë një ndërhyrje, ishte njohje me ndërmjetës.
Aldo: Me mblesëri.
Ylber: Po, me mblesëri.
Aldo: Pastaj atë ditë që u njohët, atë ditë u martuat.
Ylber: Atë ditë u martuam.
Aldo: I shkon mendja asaj?
Ylber: Jo. Ka një pusullë te buqeta e luleve. Mund ta lexojë pasi të bëhet surpriza.
Pasi Mariana mori surprizën, u emocionua menjëherë dhe u përlot. I pyetur nga Aldo për ëmbëlsirën që ajo duhet t’i çonte në shtëpi meqenëse është pastiçiere, Ylberi tha: ”Unë i ha vetëm nga dora e saj ëmbëlsirat. E di vetë ajo, s’ka nevojë”./tvklan.al