11 emigrantë të vendeve të Lindjes, të cilët ishin marrë peng në Mal të Zi për 50.000 Euro janë liruar falë një operacioni ndërkombëtar, pjesë e të cilës ka qenë dhe policia shqiptare. Ata u mbajtën të lidhur dhe u dhunuan për disa orë. Pengmarrësit rezulton se janë po emigrantë nga Pakistani, tre prej të cilëve arrestuar tashmë.
Pengjet, shtatë nga Egjipti, dhe katër nga Siria, i mbanin në afërsi të pikës doganore të Hanit të Hotit, në territorin e shtetit fqinj. Informacioni për pengmarrjen u sigurua fillimisht nga policia shqiptare e cila ia dërgoi homologëve në Mal të Zi.
Lazar Shqepanoviç – Zv/drejtor i Policisë, Mali i Zi: Në bazë të informacioneve që kemi marrë nga Shqipëria, në zonën kufitare në Bozhaj, një grup kriminal migrantësh ka kufizuar lëvizjen e një grupi më të madh migrantësh dhe ka kryer dhunë, lëndime trupore dhe zhvatje të parave
Operacioni për lirimin e pengjeve zgjati disa orë nga forcat e policisë malazeze. Për këtë rast, tre pakistanezë ranë në pranga dhe akuzohen për rrëmbim dhe zhvatje. Pengmarrësit rezulton se janë të implikuar edhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.
Për operacionin e përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj malazeze, nga kuvendi, ministri i brendshëm Taulant Balla përgëzoi lirimin e pengjeve. 11 emigrantët pasi u morën nga policia, u dërguan në qendrën e pritjes për të huaj në Mal të Zi.
Klan News