Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë pasi në makinën ku udhëtonin u gjet një armë.

Policia thotë se operacioni i tyre u realizua në rrugën “Isuf Elezi”, në kryeqytet. Ata ndaluan një makinë ku A.K, 37 vjeç udhëtonte si shofer ndërsa 37-vjeçari A.Z, si pasagjer.

Por gjatë intervistimit nga efektivët, ata kanë shfaqur shenja nervozizmi. Kjo ka bërë që ndaj tyre të ushtrohet kontroll fizik.

Aty, shoferit iu gjet një pistoletë në brez bashkë me municion luftarak. 37-vjeçari u vu në pranga për armëmbajtje pa leje, ndërsa 39-vjeçari pasagjer për moskallëzim krimi./tvklan.al