Javën e kaluar Eni dhe Katerina patën takimin e tyre të parë që përfundoi me një puthje mes dy konkurrentëve të spektaklit “Love Story” në Tv Klan. Por këtë herë Eni ka zgjedhur ta surprizojë Katerinën duke e sjellë për takim në vendin e tij të punës.
Eni: Kur mora trëndafilin e dytë mendova se ku do e bënim takimin. Ku ka më mirë se vendi im i punës. Unë këtu punoj, por sot e kam ditën e lirë sepse jam me ty. Do më thuash pak si ishin reagimet?
Katerina: Mami më tha jo, herën e parë, pse kështu? Të ishe më e qetë, por s’ka gjë. Pastaj fola dhe mami më kupton shumë mirë, kam një raport shumë të çiltër.
Eni: Familja ime, në veçanti mami më ka thënë që Katerina më pëlqen shumë.
Puthje në takimin e parë, por a është penduar ndonjë prej dy konkurrentëve të spektaklit?
Katerina: Je penduar që më puthe në takimin e parë?
Eni: Nuk jam penduar, sepse unë nuk bëj asnjë gjë pa e ndier. Po ti u pendove?
Katerina: Nuk isha e përgatitur që mund të ndodhte. Dua të jem gjithmonë vetvetja dhe kështu jam edhe në jetë o 100% ose zero.
I pyetur nga Katerina se çfarë e bën atë që jepet kaq shumë pas saj Eni tregon se kur bëhet fjala për ndjenja ai nuk merr asgjë parasysh.
Katerina: Një person që jepet kaq shumë pa menduar fare…
Eni: Unë nuk marr parasysh nëse më kthehet ose jo ajo që jap dhe fakti që të jam afruar të kam ndjerë që në fillim.
Katerina e pyet Enin se çfarë do e mërziste atë.
Eni: Jam i sigurtë që ti do bësh gjënë e duhur, sido që të shkoj unë jam këtu për ty.
Katerina: Nuk ka ndonjë gjë që të bezdis kur shpreh kaq interes për mua?
Eni: Më bezdis nëse ti puthesh, por prapë unë nuk do bëj pjesën time që të mos puthësh asnjë tjetër, por të jesh vetëm e imja. /tvklan.al