Propozimi i fundit për një armëpushim dhe marrëveshje të pengjeve u refuzua nga grupi militant Hamas duke bërë që Uashingtoni t’i kërkonte Katarit të dëbonte grupin militant nga Doha.

“Hamasi është një grup terrorist që ka vrarë amerikanë dhe vazhdon të mbajë peng amerikanët. Pas refuzimit të propozimeve të përsëritura për lirimin e pengjeve, udhëheqësit e saj nuk duhet të jenë më të mirëpritur në kryeqytetet e asnjë partneri amerikan”, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN.

Megjithatë, zyrtarët e Hamasit thanë se lajme të tilla janë të pabaza dhe janë një taktikë presioni e SHBA-së.

Administrata e Presidentit Joe Biden është duke u përgatitur për të bërë një përpjekje  përfundimtare për t’i dhënë fund sulmeve izraelite në Gaza dhe Liban.

Më herët, Izraeli tha se do të hapte një pikë të re të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, mes trysnisë në rritje nga Ushingtoni për të ofruar më shumë ndihma për palestinezët, që po përballen me mungesën e ushqimit dhe strehimit. Gjendja në Gaza paraqitet tejet e vështirë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ngritur shqetësimin në lidhje me situatën e rrezikshme në veri të Rripit të Gazës duke e cilësuar alarmante.

Klan News