Ukrainasit festuan Pashkët Ortodokse në këtë katedrale në qytetin e Odesës, e cila u dëmtua rëndë gjatë një sulmi me raketa ruse në Korrik të vitit të kaluar.
“Katedralja jonë është e rrënuar. Ne kemi festuar kaq shumë Pashkë brenda kësaj katedrale me kreun e kishës sonë dhe mijëra besimtarë. Ishte gjithmonë një ngjarje e madhe. Sigurisht që kishte shumë atmosferë, por më e rëndësishmja është ajo që ti të ndiesh zotin pasi nuk ka rëndësi nëse e feston pashkën në një kishë të madhe apo të vogël, më e rëndësishmja është që të kesh paqe dhe qetësi brenda vetes.”
Katedralja e fillimit të shekullit e XIX u shkatërrua në vitin 1936 gjatë kohës së Josef Stalinit dhe u rindërtua kur Ukraina fitoi pavarësinë nga Moska në 1991.
Megjithatë, ukrainasit nuk janë të vetmit që festojnë Pashkët Ortodokse nën hijen e luftës. Të krishterët ortodoksë u mblodhën në Kishën e Shën Porfirit në Gaza për të festuar Pashkët dhe u lutën për t’i dhënë fund luftës.
Kisha aktualisht strehon qindra palestinezë të cilët janë zhvendosur nga luftimet. Nga sheshi i Shën Pjetrit edhe Papa Francesku u lut për paqe në këto dy vende, ndërsa kujtoi edhe viktimat e të prekurit nga përmbytjet në Brazil.
Tv Klan