Universiteti i Tiranës ka reduktuar kuotat e pranimit për vitin e ri akademik 2023-2024, me rreth 4% në krahasim me vitin e shkuar.
Në total do pranohen 4577 studentë. Tkurrjen më të madhe e ka pësuar Fakulteti i i Gjuhëve të Huaja, Filologjiku dhe Shkencat Sociale.
Në 6 vitet e fundit kuotat e pranimit të studentëve në këtë universitet kanë rënë me rreth 18%. Në 2020 pranimit ishin mbi 5500 studentë, ndërkohë që për këtë vit Senati akademik ka miratuar 4577 kuota ose 175 pranime më pak se vitin e shkuar, që ishin mbi 4700.
Nga 6 fakultete që ka universiteti i Tiranës, për vitin e ri akademik reduktim të studentëve në vitet e para kanë tre fakultete, Gjuhët e Huaja, Fakulteti i Histori Filologjisë dhe Shkencat Sociale.
Tkurrja më e madhe e kuotave është tek Gjuhët e Huaja, të cilët kanë ulur me 13% numrin e studentëve, pasi nga 735 kuota këtë vit do të pranohen vetëm 640 studentë.
Filologjiku ka ulje me 50 kuota në total, ndërkohë që Shkencat Sociale të 30 kuotat i kanë ulur tek dega e filozofisë, pasi vitin e shkuar u regjistruan më pak se 10 studentë.
Por nga ana tjetër tre fakultete nuk i kanë prekur kuotat, duke mbajtur të njëjtin nivel më vitin e shkuar. Ekonomiku ka 1200 kuota, Shkencat e Natyrës do të pranojnë 945 studentë të rinj ndërsa Fakulteti i Drejtësisë 670.
Klan News