Miliona njerëz në Florida po largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa uragani “Milton” po i afrohet bregut perëndimor. Milton, një stuhi e kategorisë së pestë pritet të godasë zonën Tampa gjatë mbrëmjes me erëra deri në 270 km/h. Me më shumë se 1 milion njerëz në zonat bregdetare janë urdhëruar të evakuohen ndërsa qindra fluturime janë anuluar.

Cikloni kaloi bregun verior të Gadishullit Jukatan në Meksikë. Videot tregojnë përmbytje në zonat bregdetare dhe njerëz që kalojnë nëpër ujë në rrugë dhe madje përdorin varka. Erërat e forta kanë rrëzuar pemët, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.


Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi njerëzit që të dalin jashtë ose rrezikojnë jetën. Ai tha se uragani Milton mund të jetë stuhia më e keqe në SHBA në 100 vjet. Milton vjen më pak se dy javë pas uraganit Helene, nga i cili humben jeten paktën 225 njerëz në gjashtë shtete.

Klan News