Presidenti SHBA-ve i bën thirrje të heqin dorë nga pushteti
Ushtria në Mianmar po rrit goditjen e saj ndaj ish-qeverisë civile, përpos arrestimit të udhëheqëses së lartë të Lidhjes Kombëtare për Demokraci Aung San Suu Kyi. Win Htein u mor nga shtëpia e tij në Yangon mëngjesin e së premtes, teksa bëri me dije për BBC se ishte arrestuar nën ligjet e kryengritjes.
Aung San Suu Kyi dhe udhëheqës të tjerë janë arrestuar që prej së Hënës, kur ushtria nisi grushtin e shtetit duke zhytur në pasiguri vendin e Azise Juglindore. Ndërkohë që vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.
Sakaq në deklaratën e tij të fundit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i bëri thirrje ushtrisë të “heqë dorë nga pushteti” dhe të lirojë zyrtarët e lartë dhe aktivistët e ndaluar. Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar tashmë me sanksione të rrepta kundër shtetit të Mianmar.
Megjithatë, ushtria duket se nuk shqetësohet nga mosmiratimi i shteteve të tjera, duke vazhduar rrugën e saj të konsolidimit të pushtetit dhe emërimin e ministrave të rinj në kryeqytetin Naypyitaw.
Klan News