Sipas një sondazhi të bazuar në votat e mjekëve të kirurgjisë plastike në Los Angeles, për vitin 2020 janë shpallur femrat me fytyrën më të bukur.
“TBWORLD2020” ka publikuar renditjen e vajzave ku ndër to kryesojnë yjet e ekranit turk.
Në vendin e 89-të renditet aktorja e njohur, Neslihan Atagül, e njohur për rolin e saj në serialin “Endless Love”.

Në vend të 83 reditet Elçin Sangu, e njohur për rolet e saj në serialet “Kurti dhe Sura” apo “Ironia e fatit” të transmetuar në Tv Klan.

Në vendin e 75-të renditet Demet Ozdemir e njohur në serialin “Kurti dhe Sura” dhe serialin e ri në Tv Klan, “Shtëpia ime, fati im”.

Fahriye Evcen, renditet në vendin e 45-të, bashkëshortja e aktorit Burak Özçivit.

Tuba Büyüküstün, aktorja e njohur nga serialet “Xhesuri dhe e bukura” apo “Diamante dhe dashuri” renditet në vendin e 29-të.

Në krye të listës për vajzat më të bukura, në vendin e parë renditet një aktore turke. Bukuroshja turke Hande Erçel mban vendin e parë si vajza me fytyrën më të bukur.

/tvklan.al