Prioritet kyç i presidencës së Polonisë në BE në fillim të vitit 2025 do të jetë integrimi evropian i Ukrainës dhe mbajtja e politikës së “derës së hapur për Evropën” për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Andrzej Duda identifikoi rindërtimin e Ukrainës pas dëmeve të luftës si një prioritet shtesë.
“Ne duam në radhë të parë që Ukraina, por edhe Moldavia si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në Bashkimin Evropian. Të gjithë shpresojmë që Gjeorgjia të pranohet pas zgjedhjeve të ardhshme. Duhet të ketë po ashtu më shumë rol aktiv nga Shtetet e Bashkuara në marredheniet me Bashkimin Evropian.”
Deklaratat u dhanë gjatë samitit të Grupit Arraiolos në Krakov, një mbledhje jozyrtare vjetore e presidentëve nga disa nga vendet anëtare të BE-së Polonisë, Italisë, Bullgarisë, Gjermanisë, Kroacisë, Greqisë, Estonisë, Sllovenisë, Letonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë.
Diskutimet u përqëndruan gjithashtu në forcimin e lidhjeve BE-SHBA, rindërtimin e Ukrainës pas luftës dhe sigurimin e sigurisë së energjisë në BE. Çështje të tjera në diskutim ishin sigurimi i sigurisë energjetike në BE dhe zbatimi i politikave klimatike.
Klan News