Është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti i SHBA, Jimmy Carter. Ai ishte presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara.
Carter shërbeu si president nga 20 janari 1977 deri më 20 janar 1981. Arritjet kryesore të politikës së jashtme të administratës së tij ishin Traktatet e Kanalit të Panamasë, Marrëveshja e Camp David, Traktati i Paqes Egjipt-Izrael, SALT II me Bashkimin Sovjetik dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike amerikane me Republikën Popullore të Kinës.
Ai mbrojti të drejtat e njeriut në mbarë botën. Në vitin 2002 mori çmimin Nobel për Paqen. Jimmy Carter është i vetmi ndër presidentët amerikanë që jetoi një shekull.
Tv Klan