Qindra personalitete nga mbarë bota, duke përfshirë të 5 presidentët e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mblodhën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit të enjten për të homazhe për Jimmy Carter, ish-presidentin e SHBA që u nda nga jeta më 29 Dhjetor të vitit të shkuar.
Presidenti i zgjedhur republikan Donald Trump ishte në mesin e të pranishmëve që morën pjesë në funeral, përpara se trupi i karter të kthehej në Georgia, aty ku presidenti i 39-i SHBA-ve u rrit.
Duke hyrë në katedrale me gruan e tij, Melania Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendës presidentin e tij, Mike Pence, me të cilin ishte përplasur pasi ky i fundit refuzoi të vazhdonte me përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump, i cili do të kthehet në detyrë më 20 Janar, u ul pranë ish-presidentit Barack Obama, me të cilin bisedoi teksa në sfond luhej muzika funebre.
Në të djathtë të Obamës ishin Laura dhe George Bush dhe Hillary dhe Bill Clinton.
Biden dhe zonja e parë Jill Biden ecën dorë për dore dhe zunë vendet në rreshtin e parë pranë zëvendëspresidentes Harris dhe bashkëshortit të saj.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance dhe djali i Biden, Hunter ishin gjithashtu në mesin e të pranishmëve.
Dhjetëra mijëra amerikanë gjatë dy ditëve të fundit u paraqitën përmes Rotondës së Kapitolit për t’i bërë nderimet e tyre Carter, i cili shërbeu nga viti 1977 deri në 1981 dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në 2002 për punën e tij humanitare.
Tv Klan