Në fshatrat e Tiranës po rindërtohen 400 shtëpi

Kjo ishte porosia që Kryeministri Edi Rama i la kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të premten e kaluar, teksa së bashku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes së Klement Shabanit në Baldushk, të rindërtuar pas tërmetit të Nëntorit të shkuar.

Nuk zgjati shumë dhe angazhimi i marrë para Kryeministrit u bë realitet. Mëngjesin e së hënës, Kryebashkiaku i Tiranës i çoi kësaj familje një lopë, për të zëvendësuar të parë që ishin detyruar ta shisnin, pasi nuk kishin ku ta mbanin për shkak se kishin mbetur edhe vetë të pastrehë.

Në fshatrat e Tiranës aktualisht po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, me synimin që shumica e tyre ta festojnë Vitin e Ri nën një banesë të re.

Tv Klan