Kryebashkiaku flet nga Baldushku ku shiten gjelat e detit

Nga Baldushku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë produkte shqiptare për të ndihmuar familjet që merren me prodhimtari.

“Me blerjen e një gjeli deti, nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit, por kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të shkëlqyer të Baldushkut. Blini gjelat e Baldushkut si mënyrë shumë e mirë për të mbajtur paratë në ekonominë e vendit”.

Veliaj u ndal edhe tek shpërblimi i qeverisë për pensionistët.

“Jam krenar për qeverinë socialiste, e cila i dhuroi çdo pensionisti 50 mijë lekë për festat. Është mënyra më e mirë për të pasuruar tavolinën ku mblidhemi me miqtë dhe familjen”.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të tregohen solidarë në këto festa të fundvitit, duke ndihmuar një familje në nevojë.

Tv Klan