Prej disa muajsh Roberto Escobar (vëllai i Pablo Escobar) ka nisur shitjen e telefonëve të palosshëm. Në fillim shumë ekspertë të teknologjisë u shprehën se kompania “Escobar Inc” ishte thjesht duke ripaketuar telefonët e “Samsung Galaxy Fold” dhe një pjesë e porosive nuk janë dorëzuar kurrë. Tani “Escobar Inc” ka prezantuar një ofertë të re për modelin “iPhone 11 Pro” të rinovuar për vetëm 499$.

Përmes një njoftimi ata kanë deklaruar se po shesin një sasi të kufizuar të modeleve iPhone 11 Pro “të dëmtuar” me kapacitet 256 GB.

Telefonët janë riparuar dhe veshur me një shtresë floriri (ngjitëse prej letre), por vjen bashkë me aksesorët origjinal të “Apple” si karikuesi dhe kufjet. Në pjesën e pasme të telefonit është logo e kompanisë Escobar Inc, porosia ju vjen në një kuti moderne luksoze prej druri.

“Kjo është mënyra ime për të luftuar me Apple, unë shes telefonët e tyre me një çmim më të ulët, janë të veshur me flori dhe vajza të bukura që i prezantojnë. Apple nuk do e bëj dot kurrë këtë,” tregon Roberto Escobar. /tvklan.al