Venecia do të kufizojë “madhështinë” e festave turistike në përpjekje për të reduktuar ndikimin e turmave në qytet. Autoritetet lokale do të ndalojnë gjithashtu edhe përdorimin e altoparlantëve nga guidat turistike për të mbrojtur lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe “qetësinë e banorëve”.
Sipas informacioneve të bëra të ditura nga autoritet lokale do të ketë gjoba për të gjithë ata të cilët nuk do të respektojnë masat. Gjobat do të variojnë nga 25 deri në 500 euro në varësi të shkeljes së rregullave.
Ndërkaq masat ishin planifikuar që të ndërmerreshin që në fillim të muajit Qershor, por do të hyjnë në zbatim në fillim të muajit Gusht.
Kufizimet synojnë që të mbrojnë qendrat e qytetit gjithashtu edhe disa zona të tjera si Murano, Burano dhe Torcello.
Në Prill, Venecia u bë qyteti i parë në botë që prezantoi një sistem pagese për vizitorët në kuadër të një eksperimenti që synonte të pengonte udhëtarët ditorë të mbërrinin gjatë periudhave të pikut të sezonit turistik./tvklan.al