Sezoni turistik në Durrës po zgjatet edhe gjatë vjeshtës. Kjo edhe falë temperaturave të larta që vazhdojnë.
Shumë vendas dhe të huaj zgjedhin të kalojnë disa ditë relaksuese pranë bregdetit, ku shijojnë jo vetëm rrezet e diellit, por edhe detin e ngrohtë.
Zgjatja e sezonit ka sjellë një interes të shtuar të vizitorëve edhe përtej muajve të verës.
Ky fluks vizitorësh duket se ka ndikuar edhe në ekonominë lokale pasi bizneset thonë se kanë siguruar të ardhura shtesë nga kjo zgjatje e sezonit.
Tv Klan