Rreth dhjetë milionë banorë të kryeqytetit kolumbian Bogota janë urdhëruar të racionojnë ujin për shkak të një thatësire të madhe.

Dushet do të përdoren vetëm për katër minuta, ndërsa zyrtarët e kanë ndarë rajonin rreth kryeqytetit në nëntë zona ku secila do të ndalë përdorimin e ujit për 24 orë.

Spitalet dhe shkollat ​​janë të përjashtuara ndërsa autoritetet e kanë cilësuar situatën shumë të rëndë dhe të rivlerësojnë situatën çdo dy javë sipas planit të racionimit.

Kjo vjen pasi fenomeni klimatik El Niño po bën që nivelet e rezervuarëve të arrijnë në pikën më të ulët ndër dekada. Mungesa e shiut dhe nxehtësia e pazakontë kanë bërë që rezervuarët e Kolumbisë të thahen me një shkallë alarmante. Rezervuari Chuza, pjesë e sistemit që siguron rreth 70% të ujit të qytetit, është me kapacitet më pak se 17%.

Meksiko City dhe kryeqyteti i Uruguait Montevideo janë përballur gjithashtu me mungesë uji vitet e fundit. Ndryshimet klimatike janë konsideruar gjithashtu si një nxitës kryesor i thatësirës, ​​si dhe urbanizimi i shpejtë dhe infrastruktura e dobët.

Jo të gjitha thatësirat janë për shkak të ndryshimeve klimatike, por nxehtësia e tepërt në atmosferë po nxjerr më shumë lagështi nga toka dhe po i bën thatësirat më të këqija.

Klan News