“Nëse qeveria e re në Shkup shkel Marrëveshjen e Prespës hyn në rrugë pa krye”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis. “Rruga e anëtarësimit evropian të tyre është plotësisht e varur nga respektimi i Marrëveshjes së Prespës”, ​​shtoi ai.

Maqedonasit u bllokuan nga Greqia për rreth 20 vite në integrimin në BE dhe NATO. Edhe në Bruksel thonë se Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s me emrin kushtetues dhe ky është emri me të cilin duhet që të prezantohet.

Marrëveshja e Prespës u arrit më 17 qershor 2018 mes ish-kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras për të zgjidhur konfliktin mes tyre duke vendosur për emrin “Maqedonia e Veriut”.

Klan News