Këngëtarja Big Mama ishte sot në “Zonë e Lirë” nga ku foli për ndryshimet në jetën e saj. Drejtuesi i emisionit Arjan Çani komplimentoi këngëtaren duke i thënë se tashmë që është dobësuar është bërë shumë seksi.

Por këngëtarja nuk nguroi të pyeste Çanin nëse po e gjuan, ndërkohë që rrëfeu se tashmë që është dobësuar të gjithë kërkojnë të dalin me të.

Çani: Sa e bukur je bërë më raftë pika.

Big Mama: Po më shikon ndryshe, s’më ke parë me këtë sy kur kam ardhur herë të tjera. Më thoje sa e lezetshme, bullafiqe, mullafiqe, kurse tani po më shef pak si seksi, sikur po më gjuan.

Çani: Nuk është edhe aq pa vend kjo që the…

Big Mama: Nuk je i vetmi, deri dje të gjithë më thonin motër, sot krejt po ma lypin. Deri dje më thonin më nxjerr një shoqe, tani më kërkojnë të dal me ta.

/tvklan.al