Një djalosh 6-vjeçar nga SHBA, në letrën drejtuar Obamës i ofron një vend në familjen e tij refugjatëve sirianë.
Aleksi nga Nju Jork, me prindër shqiptarë, e shkruajti letrën pasi pa fotografinë e përgjakur të Omran Daqnesh.
Obama tha se letra “ishte nga një fëmijë , i cili nuk kishte mësuar ende të ishte cinik ose dyshues”.
“I nderuar President Obama, e mbani mend atë djalin që e morën me ambulancë në Siri?” shkruajti Aleksi në një letër, e cila më pas u publikua nga shtëpia e bardhë.
“A mund të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë tonë… do ju presim me flamuj, lule dhe tullumbace. Do i sigurojmë atij një familje dhe do e konsiderojmë si vëllanë tonë.”
Presidenti i SHBA, i citoi fjalët e Aleksit në Universitetin e Kombeve të Bashkuara gjatë krizës së refugjatëve këtë javë, para se Shtëpia e Bardhë të filmonte vetë Aleksin duke i lexuar.
“Duhet të jemi të gjithë kështu si Aleksi”, tha Obama. “Imagjinoni si do ishte bota nëse do ishim. Imagjinoni dhimbjen që mund të lehtësonim dhe jetët që mund të shpëtonim.” Videoja është shpërndarë më shumë se 60,000 herë në Facebook./tvklan.al