Historia e Michelle dhe Scott Ellermets është padyshim frymëzuese dhe me plot mesazhe shprese. Një video e postuar nga fotografja Chelsea Schaefer në Tik Tok është bërë virale.
@chelseaschaefer24 I will never get over this day 🥹🌈
♬ To Build A Home – The Cinematic Orchestra & Patrick Watson
Pamjet e dasmës së çiftit buzë detit në Karolinën e Jugut janë mbresëlënëse. “Ra shi gjithë ditën. Por pak minuta para ceremonisë, doli dielli. E jo vetëm kaq, një ylber i dyfishtë zbukuroi horizontin për plot 40 minuta”, shpjegon fotografja.




Po çfarë fshihet pas këtyre sinjaleve pozitive të universit? Scott, 59 vjeç, kishte humbur bashkëshorten e tij në Qershor të 2023-it pas 29 vitesh martesë. Të njëjtën fatkeqësi kishte përjetuar dhe Michelle. 50 vjeçarja vuajti humbjen e të shoqit në Janar të 2023-it, pas 23 vitesh martesë.
Historia e njëjtë duket se i bashkoi. Ata u njohën krejt rastësisht në një grup online në Facebook. Fillimisht shkëmbenin mesazhe si miq, pasi arrinin ta kuptonin dhimbjen e njëri-tjetrit. Më pas u dashuruan…
“Kishim kaq shumë gjëra të përbashkëta”, thotë Michelle. Tanimë ata janë martuar dhe gëzojnë një familje të lumtur e të madhe. Ditën e dasmës së tyre e shohin si një ‘konfirmim’ të Zotit se ata të dy u përkasin njëri-tjetrit përgjithnjë…
/tvklan.al