Moti i mirë në Tetor ka sjellë edhe turistë të huaj

Ndonëse u konsiderua si sektori më i prekur nga pandemia, duket se për turizmin ende ka shpresë për të rikuperuar. Vlora është zgjedhur në këtë fillim tetori, jo vetëm nga pushuesit shqiptar por edhe të huaj, kryesisht nga Bjellorusia,Moldavia apo edhe Ukraina.

“Është viti i parë që bëj pushime në Tetor dhe nuk mund ta imagjinoni është kryevepër. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur, qetësia më e bukur në Vlorë është”.

“Unë jam nga Bjellorusia. Moti ishte i paparashikueshëm, pasi në erdhëm këtu me stuhi, por tani duket sikur është verë dhe është shumë OK. Do ta konsideroj të vij prapë këtu”.

“Nga Ukraina. Kemi zgjedhur Tetorin. Do rrimë një javë, deti është i ngrohtë, është shumë mirë”.

Moti i mirë i kësaj fundjave ka bërë që edhe plazhi i Durrësit të mbetet ende destinacion i preferuar për të kaluar një fundjavë ndryshe.

“Po marrim rreze po bëjmë plazh. Uji shumë i ngrohtë veç se ka shumë diell”.

“Shumë bukur shumë mirë. Është pastër, plazhi. Për fëmijët njëherë është mrekulli”.

Shifrat e turizmit në Shqipëri shënuan një rënie të thellë përgjatë muajve të verës duke goditur bizneset e ndryshme në vijat bregdetare.

Tv Klan