Elizabeth jetoi ditët e rinisë gjatë kohës që burri i saj ishte me shërbim
Një vilë e shkatërruar në kryeqytetin e Maltës, Valleta, ku ka jetuar Mbretëresha e Anglisë Elizabeth, do të rindërtohet dhe do të kthehet në muze.
Nga viti 1949 e deri në 1951 ishte në vitet e para të martesës në atë kohë dhe u transferua në Maltë kur burri i saj, Philip, ishte i vendosur atje në komandën Royal Navy.
Prona dy katëshe tani po i nënshtrohet restaurimit. Vila Guardamangia ka një dhomë ndenjeje të madhe, një dhomë ngrënie, kuzhinën, 6 dhoma gjumi, 3 tualete, sallën e madhe mbretërore, 2 garazhe dhe disa dhoma të cilat përfundojnë me një dalje në një kopsht gjigand plot gjelbërim.
Pas shumë kohësh qeveria e Maltës po merr përsipër rregullimin e një vile kaq historike, pronarët e të cilës për vite më radhë nuk e kanë lejuar që ajo të restaurohej edhe pse një pjesë e saj ishte shumë e dëmtuar. Një vit më parë ajo doli në shitje për 6 milionë euro. Në Tetor të 2019, vilën Guardamangia u ble nga qeveria e Maltës.
Vila qëndron krenare përgjatë një rruge të ngushtë në kodrën Guardamangia dhe në atë kohë mbante në mbikëqyrje portet e Marsamxett dhe Alletta, ku mjetet e ushtrisë ankoroheshin. Malta atëherë ishte një koloni angleze dhe një bazë kyçe në mes të Mesdheut dhe rrugës për në Indi.
Kuratori Kenneth Gambin është shprehur se rinovimi do të kushtojë mbi 10 milionë euro dhe do të ruhen të gjitha sendet, letra të mbretëreshës, etj.
Gambin ka theksuar se po shikohet mundësia që çifti mbretëror të jetë i pranishëm kur vila të ketë përfunduar për të ndarë kujtimet e tyre gjatë atyre viteve. Hera e fundit kur Mbretëresha e ka parë këtë shtëpi ka qenë viti 2007 gjatë një vizite në Maltë, ku festuan edhe ditëlindjen e Mbretit Philip.
Klan Plus