Një rregull i ri mund t’i shtohet ndeshjeve të futbollit. Portieri që vonon lojën nuk do të ndëshkohet me karton të verdhë, por arbitri do të japë goditje këndi në favor të ekipit kundërshtar.
Por rregulli është që të kronometrohet koha që portieri mban topin. Nëse është më shumë se tetë sekonda atëherë arbitri do të akordojë goditjen.
Ky rregull është eksperimentuar në futbollin e të rinjve në Angli dhe Maltë.
Aktualisht, rregulloret i lejojnë gjyqtarët të japin një faull indirekt nëse një portier vonohet, por kjo masë zbatohet rrallë për shkak të mundësisë së qartë të golave që krijon dhe vonesës së shkaktuar nga krijimi i një muri.
Në provën në Maltë, portierët e mbajtën topin 796 herë pa kaluar tetë sekondat.
Të dhënat tregojnë se parandalimi po funksionon ashtu siç duhet. Koha në top është shpejtuar dhe portierët janë në përputhje.
Rregullorja do të zbatohet edhe në Itali, ku penalizimi mund të mos jetë goditje nga këndi, por një masë tjetër.
Nëse ndryshimi konsiderohet i suksesshëm, ai mund të shpërndahet më gjerësisht. Skuadrat që do të përfitojnë janë ato që goditjet standarde i kanë pjesë të strategjisë së tyre të lojës.
Tv Klan