Visjan Ukcenaj, aktori që i është bashkuar prej 2 javësh garës së kërcimit në Dance Albania, nuk e ka përtypur mirë faktin që edhe të hënës së fundit juria i dha të njëjtin vlerësim me pikë: 6 pikë Klaudia, 7 pikë Iliri 6 pikë Ermali.
Për Dance Albania ai e shprehu qartë pakënaqësinë e tij dhe duket se ka një bindje të vetëm për strategjinë e jurisë!
“Dance nuk është një spektakël kërcimi, po një serial filmi. Një serial me intrigë. Se kush është intriga, kush është i keqi dhe kush është ai që bën si i mirë, por është i keqi do ta zbuloj në spektakël!”, u shpreh Visjani sot gjatë provave. Teksa bëhet gati për natën e rradhës, Visjani premton se me punën dhe kërcimin e tij do detyrojë jurinë të votojë ndryshe!