Riku Beu, 35-vjeçari nga fshati Kryevidh i Kavajës i zhdukur prej 3 muajsh, është parë për herë të fundit në një lokal në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Personi i fundit që ka pirë kafe me të është Berat Shabani, një shqiptaro-maqedonas, i cili në një intervistë për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka e ka pranuar këtë fakt.
Shoku i Riku Beut, Elham Abdilovksi ngre pikëpyetje për zhdukjen e 35-vjeçarit Beu në momentin kur ky i fundit ka qenë në lokalin në qendër të Shkupit së bashku me Berat Shabanin.
Në një intervistë për emisionin “Uniko” në Klan Plus, Elham Abdilovksi thotë se “vjen era tradhti”, pasi sipas tij, është e pamundur që Riku t’i zhdukej përpara syve Berat Shabanit dhe ky i fundit të mos bënte asnjë veprim.
Spartak Koka: Çfarë e lidh Berat Shabanin me zhdukjen e Rikut Beut? Dhe a ju ka vënë në dijeni Berat Shabani se personi i cili kishte ardhur ta merrte Riku Beun, e kishte goditur me shpullë Riku Beun në lokal?
Elham Abdilovski: Nuk më ka kallxuar mua. Mua veç atë ditë më ka folur, dhe që prej asaj dite s’më ka kthyer kurrgjë. E unë ja çova vëllain të fliste me Berat. I thashë kqyre se ka thënë Elhami ka gisht. Kallxoje kush ta mori në tavolinë e mos thuaj Elhami ka gisht, se tjetrin që ma merr mua në tavolinë pa e parë se kush është ky njeri që atë e marr.
Spartak Koka: Çfarë po thoni me këtë? Çfarë synoni të thoni me këtë?
Elham Abdilovski: Kjo vika sikur tradhëti. Se kjo siç po më kallxon ti mua, ai e pat goditur Rikun në shpullë, dikush i ka rënë në shpullë edhe ja ka marrë Rikun prej dore edhe ky s’e ka thirrur as policinë, as kërkënd s’e ka thirr. S’mundet të ta marri dikush edhe mos ta dish se kush është…
Spartak Koka: Ju jeni i gatshëm të bashkëpunoni me autoritetet maqedonase për çfarë dini?
Elham Abdilovski: Unë për atë shok kam për t’u munduar deri në maksimum.
Spartak Koka: Në mendimin tuaj çfarë ka ndodhur me Riku Beun?
Elham Abdilovski: Veç sa që ka bërë dhe një dallavere, e ka prurë dhe një mall tjetër e dikush ka dashur t’i marrë mallin… për një mall nuk humbet njeriu.
Spartak Koka: E keni marrë vesh për një kufomë që është gjetur në Matkë të Epërme?
Elham Abdilovski: Po e mora vesh.
Spartak Koka: Po çfarë informacioni keni për këtë kufomë?
Elham Abdilovski: Nuk e di, edhe nuk e di a është Riku. Ishalla nuk është. Berati duhet të dijë kush është ai njeri që e mori.
/klanplus