Radhë kilometrike tek Uji i Ftohtë. Maskat dhe distanca nuk ekzistojnë!
Jugu i vendit dhe sidomos Vlora ka qenë një ndër destinacionet më të preferuara në këtë fundjavë të fundit të Gushtit. Trafiku i rënduar ka shoqëruar gjithë rrugët e qytetit të Vlorës.
Por më të rënduar kanë qenë Skelë-Uji Ftohtë, si dhe rruga e bregdetit deri në Orikum.
Vlora është një ndër 9 qytetet me numrin në të lartë të të infektuarve me koronavirus. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik janë rreth 130 të raste aktiv me Covid-19, por qytetarët nuk ndihen të frikësuar.
Të rrallë janë ata që lëvizin me maskë në rrugët e qytetit dhe në Lungomare ku distancimi fizik nuk mund të ruhet. Fluksi më i madh i qytetarëve është në mbrëmje. Pasi gjatë ditës shijojnë plazhet e bukura të qytetit.
Në baret dhe restorantet përgjatë shëtitores nuk respektohet asnjë masë. Edhe pse maska është e detyrueshme në ambientet e mbyllura, ky vendim respektohen vetëm nga punonjësit e shërbimit.
Trafiku i rënduar ishte dhe në kthim, në aksin Orikum-Radhimë, situatë e cila vijonte deri në daljen e Vlorës.
Klan Plus