“Londra është qyteti më i mbipopulluar në Europë”. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga kompania Inrix, e cila merret me analizën mbi funksionin e transportit në mbarë Europën, raporton Guardian.

Si rezultat i këtij studimi, drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në kryeqytetin britanik, kaluan mesatarisht 101 orë në trafik në vitin 2024, një rritje prej 2% krahasuar me vitin paraardhës.

Në rang europian, Londra lë pas Parisin me 97 orë dhe Dublinin me 81 orë.

Sakaq, brenda Mbretërisë së Bashkuar, vlerësohet se Londra mbetet po kaq e mbipopulluar krahasuar me vendet si Bristol dhe Leeds, të cilat ndajnë respektivisht 65 dhe 60 orë qëndrim në trafik.

Në raport evidentohet se Londra ka shumë rrugë që shkaktojnë vonesa në trafik për shkak të përqëndrimit të popullsisë, punësimit dhe aktivitetit ekonomik.

/tvklan.al