Alphabet, kompania mëmë e Google do të blejë Wiz, start up-in e sigurisë kibernetike për 32 miliardë dollarë, blerja më e madhe në historinë e kompanisë.

Marrëveshja me para në dorë synon të ndihmojë profilin e Alphabet në gjenerimin e hapësirës ruajtëse që për momentin është sektor i udhëhequr nga Amazon dhe Microsoft. Pasi transaksioni të mbyllet, Eiz do t’i bashkohet Google Cloud.

“Sot, bizneset dhe qeveritë që operojnë me hapësirën ruajtëse po kërkojnë zgjidhje më të forta për sigurinë dhe mundësi më të mëdha zgjedhjesh”, tha CEO i Google, Sundar Pichai. Ai shtoi se Google Cloud dhe Wiz do të “fuqizojnë  sigurinë e përmirësuar” dhe mundësinë për të përdorur bashkë “hapësira të ndryshme  ruajtëse”.

Wiz, një start up i vendosur  në New York, prodhon mjete sigurie të dizenjuara për të mbrojtur nga hakerët informacionet e ruajtura në qendra të dhënash.

Google kishte disa kohë që ia kishte vënë syrin Eiz. Çmimi i blerjes kalon atë fillestar prej 23 milionë  dollarësh, të cilin Wiz e refuzoi korrikun e shkuar.

Blerja do të shqyrtohet nga rregullatorët e posaçëm. Edhe pse shumë presin që administrata Trump të tregohet më miqësore ndaj marrëveshjeve të biznesit, ka shfaqur skepticizëm ndaj gjiantëve të teknologjisë./tvklan.al